Kërkoj Punë!

06/05/2025

Si të kërkojmë punë?

Hapi i parë i rëndësishëm për të kërkuar punë është duke planifikuar një strategji për punë. Thojini vetes tuaj se mund të keni fat dhe rezultat nëse bëni durim, jeni të vendosur dhe të fokusuar.

Bëni planet

Vendosni qëllimet – qëllimi përfundimtar për kërkimin e punës është që të keni një punë, por qëllimi juaj duhet të jetë më i detajuar se kaq. Detajet kanë të bëjnë me punën, kompaninë, vendndodhjen, orët e punës ose çdo gjë tjetër që mund të jetë e rëndësishme për ju.

Bëni një listë – është e pamundur të dini se sa do t’ju zgjasë koha që kërkoni punë, por sigurisht ju nuk doni që të zgjasë përgjithmonë. Që gjithçka të ecë mirë, ju duhet të dini numrin e aplikimeve që keni bërë, numrin e përgjigjeve që keni marrë, numrin e intervistave, takimet me agjencitë e rekrutimit dhe eventeve që keni ndjekur. Duke bërë këtë listë, ju nuk do të ngatërroni intervistat me njëra-tjetrën apo nuk do të bëni të njëjtat aplikime.

Mblidhni informacione – mblidhni informacione per vende te lira pune apo për kompanitë dhe punen qe jeni duke kerkuar.

Tregohuni të shkathët – nëse shihni një vend të lirë që ju pëlqen, mos rrini të mendoheni, por kapeni situatën.

Përshtatuni – nëse plani juaj për të kërkuar punë nuk po funksionon, mos vazhdoni të trokisni në të njëjtën derë të vjetër. Bëhuni gati të ndryshoni strategji.

Bëjini këto pyetje vetes, nëse doni të jeni të suksesshëm gjatë kërkimit të punës:

 

  • Pse dua të filloj punë?
    •  Në çfarë lloj kompanie dua të punoj?
    •  Ku reklamohen punët që unë kërkoj?
    •  A i kam unë aftësitë që nevojiten për të bërë këtë punë?

 

Mos u demoralizoni
Nëse ju e ndieni veten se jeni zhytur në dëshpërim, antipati dhe pasivitet të plotë, atëherë duhet ta nxirrni veten sa më shpejt që të jetë e mundur nga kjo.

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp