PROGRAMET DHE NISMAT TONA

PROGAMET

4 Rrota në Shërbim

18/07/2025

Është projekti që synon modelimin e ofrimit të Shërbimeve të Lëvizshme për shtresat në nevojë, me fokus të veçantë fëmijët dhe adoleshentët në nevojë në territorin e Bashkisë Devoll, duke mundësuar kështu adresimin dhe përmbushjen e nevojave të tyre për shërbime sociale dhe duke i mbrojtur ata nga çdo rast dhune, abuzimi, neglizhimi apo dhe këshillimi.

OBJEKTIVAT

 

Qëllimi: Garantimi i respektimit të të drejtave të fëmijëve, për t’i mbrojtur ata nga të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit dhe të lehtësojnë integrimin e tyre në shoqëri përmes ofrimit të shërbimeve të integuara të kujdesit shoqëror.

Objektivi 1: Ofrimi i shërbimeve komunitare të integruara dhe mbështetjes së nevojshme për fëmijët dhe adoleshentët viktima të neglizhencës, dhunës, abuzimit, duke respektuar plotësisht parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Objektivi 2: Krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit me aktorë publikë dhe privat (institucione vendore dhe qendrore, strukturat ligjore, OJQ) për të forcuar mbrojtjen e ofruar për fëmijët viktima të dhunës, abuzimit, fëmijë në situatë rruge etj.

 

PARTNERËT

 

Ky projekt financohet nga Fondi Social, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe zbatohet nga Bashkia Devoll në bashkëpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri. Bashkia Devoll është e organizuar në njësitë administrative: Bilisht, Qendër Bilisht, Miras, Progër dhe Hoçisht me një sipërfaqe prej 453.27 km2. Sipas të dhënave më të fundit të gjendjes civile në Bashkinë Devoll janë të rregjistruar 46,608 banorë. Në Bashkinë Devoll, shërbimet e kujdesit shoqëror rezultojnë të përqëndruara në qytetin e Devollit Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – CRCA/ECPAT Shqipëri punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve, për të zhvilluar të drejtat e tyre, për të rritur pjesëmarrjen në nivel kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve. CRCA është liçensuar që në vitin 2011 për të ofruar shërbime të specializuara mbi dhunën seksuale në nivel komunitar dhe kombëtar, ndërkohë që ka një eksperiencë prej 25 vitesh të shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve.

 

NDËRHYRJET E PLANIFIKUARA

 

Sikundër dhe Plani Social i Bashkisë Devoll ka evidentuar, nevoja për ofrimin e shërbimeve sociale komunitare të integruara për shtresat më në nevojë, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët sa vjen dhe është në rritje. Në pjesën më të madhe, njësive administrative iu mungon infrastruktura e nevojshme që të sigurojnë shërbimet e kujdesit social në kohë dhe me cilësi. Mungesa e transportit pengon dhënien e përgjigjes në kohë për rastin e identifikuar nga skuadrat e terrenit. Gjithashtu, shumë njësi administrative nuk kanë hapësirë të përshtatshme për kryerjen e punës me rastet sipas standardeve të përcaktuara, dhe për pasojë vështirësohet aksesi i fëmijëve dhe adoleshentëve në shërbime të integruara komunitare.

 

Me anë të këtij projekti do të punohet për evidentimin e femijëve / familjeve me nevoja ekonomike dhe sociale në të gjitha njesitë administrative të Bashkisë Devoll dhe qytetit të Bilishtit. Një ekip multidisiplinar i përbërë nga; fizioterapist, punonjës socialë, psikolog, jurist, shofer, do të punojë në terren për të bërë identifikimin në cdo familje në nevojë ku për secilin rast do të përdoret nje formular, ideuar dhe modeluar nga CRCA/ECPAT Shqipëri që do ndihmojë në mbledhjen e informacionit bazë si; emër, mbiemër, atësia, mosha, gjinia, adresa, njesia administrative, numri i anëtarve të familjes, kategoria, të dhëna paraprake mbi problematika që kanë, gjendja ekonomike, fëmijë apo adoleshentë me nevoja të vecanta, etj.

 

Mbas përmbylljes së fazës së parë që konsiston në krijimin e një baze të dhënash për të gjithë numrin e përfituesve të kësaj nisme, do të ofrohen shërbimet nëpër mjediset familjare të cilat shfaqen më problematike. Duke qënë se janë evidentuar një numër i madh i këtyre personave, rreth 380 deri në fazën e parë të zbatimit të nismës, shërbimet do të ofrohen edhe nga Qendra Multidisiplinare që do të hapet në këtë fazë për të mbuluar kështu të gjithë numrin e parashikuar për shtresat dhe personat në nevojë. Kjo qendër multifunksionale do ofrojë shërbime me fizioterapi, psikoterapi, asistim me punonjës socialë si dhe shërbim 72 orësh (për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, të të miturve, trajtimit të rasteve për pakicat rome/egjiptiane etj.).

 

PËRFITUESIT

  1. 1000 fëmijë, adoleshentë dhe të rinj në Bashkinë Devoll dhe Njësitë Administrative; Bilisht, Qendër Bilisht, Miras, Progër dhe Hocisht;
  2. Mbi 300 familje në nevoja ekonomike dhe sociale;
  3. Prindërit;
  4. Komuniteti;
  5. Stafi lokal i institucioneve publike nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve;
  6. Ofruesit e shërbimeve.

 

SHËRBIMET TONA

 

MBËSHTETJE PSIKOSOCIALE

– Psikoterapi për fëmijën;

– Psikoterapi me fokus trajtimin e traumës;

– Vlerësim psikologjik;

– Këshillim psikologjik në familje apo në Qendrën Sociale të Bashkisë.

 

FUQIZIMI I FAMILJES

– Mbështetje në forcimin e kapaciteteve prindërore;

– Seanca këshillimi me prindërit dhe fëmijët në familje.

 

NDIHMË LIGJORE FALAS

– Informim dhe këshillim ligjor;

– Përgatitje e akteve;

– Përfaqësim Ligjor për rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

 

NDJEKJE DHE MENAXHIM I RASTIT

– Koordinim në ofrimin e shërbimeve multi-disiplinare dhe ndërsektoriale;

– Vlerësim i nevojave të rastit;

– Mbështetje për denoncimin e cdo rasti të dhunës seksuale të fëmijët dhe

adoleshentët;

– Koordinim I shërbimeve mbështeëtëse për fëmijën dhe familjen

 

INFORMACION

– Mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna seksuale;

– Mbi prindërimin pozitiv dhe kujdesin prindëror në tërësi

– Mbi marrëdhëniet në familje dhe raportimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore;

 

NA KONTAKTONI!

Bashkia Devoll (ekipi muldisiplinar i shërbimeve sociale)

TELEFON ……………….

E-MAIL…………………

ADRESA……………….

CRCA/ECPAT Shqipëri

Telefon: 042265741 Cel: +355 67 5002025

E-mail: [email protected]

Facebook: www.facebook.com/crca.al

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp