CRCA Lajme

RAPORTI I PËRVITSHËM KOMBËTAR | RINIA NË SHQIPËRI 2025

12/08/2025

Tiranë, 12 Gusht 2025 – Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA/ECPAT Shqipëri prezantoi sot “Raportin Kombëtar: Rinia në Shqipëri 2025”, një analizë gjithëpërfshirëse mbi gjendjen e të rinjve shqiptarë, bazuar në të dhëna zyrtare dhe studime kombëtare e ndërkombëtare. Raporti nxjerr në pah disa sfida të thella demografike, ekonomike, sociale dhe digjitale që shoqërojnë rininë shqiptare.

Gjetjet kryesore të raportit përfshijnë:

Rënie e ndjeshme e popullsisë rinore – Në vitin 2024, të rinjtë 15-29 vjeç përbënin vetëm 22% të popullsisë, me emigracion masiv dhe rënie të lindshmërisë që po e shpejtojnë plakjen e vendit.

Papunësia rinore dhe mungesa e mundësive – Shkalla e papunësisë rinore mbetet mbi mesataren kombëtare, ndërsa mungesa e përvojës dhe sektori informal kufizojnë integrimin në tregun e punës.

Emigracioni rinor – Të rinjve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa “ikja e trurit” prek 35% të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë.

Kriminalitet dhe dhunë – Krimet seksuale të kryera nga të rinjtë u rritën me 20.5% në 2024, ndërsa dhuna ndaj vajzave mbetet shqetësim madhor.

Pjesëmarrje e ulët në vendimmarrje – Vetëm 3 deputetë në Kuvendin e kaluar ishin nën moshën 30 vjeç, ndërsa kërkesa për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç mbetet ende e paplotësuar.

Rreziqe online në rritje – Në 2024, iSIGURT.al regjistroi 407 incidente të abuzimit online (+66.8% krahasuar me 2023), me bullizmin kibernetik, gjuhën e urrejtjes dhe përndjekjen si format më të përhapura.

Rekomandimet e CRCA/ECPAT Shqipëri përfshijnë përmirësimin e arsimit profesional dhe kompetencave digjitale, krijimin e mundësive të qëndrueshme të punësimit, forcimin e politikave për të frenuar emigracionin, mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna, dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë.

“Rinia shqiptare është në një udhëkryq historik. Nëse nuk veprojmë tani me politika të guximshme e të qëndrueshme, Shqipëria do të përballet me humbje të potencialit të saj më të madh – të rinjtë”, – tha Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri.

 

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp

Të tjera

11/30/2025

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vendosi masë administrative ndaj televizionit A2CNN, pas ankesës…

11/24/2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Elhaida Dani ka bërë hapin e saj të…

11/20/2025

CRCA-ECPAT Shqipëri, ALO 116 dhe iSIGURT.al hapën sot zyrtarisht fushatën kombëtare kundër bullizmit…

11/20/2025

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Eurochild publikon raportin e saj kryesor, “Fëmijëri të…

11/20/2025

A e dini se deri rreth vitit 2010 Shqipëria përdorte versionin e Konventës…

11/05/2025

Pas më shumë se një dekade avokatësie nga CRCA-ECPAT Shqipëri, autoritetet në vend…