CRCA Lajme

Cilin version të KDF-së përdorte Shqipëria deri në vitin 2013?

20/11/2025

A e dini se deri rreth vitit 2010 Shqipëria përdorte versionin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF) të përkëthyer nga CRCA Shqipëri?

Ky është një fakt dhe nje histori interesante sesi një document kaq i rëndësishëm bëhet i njohur falë punës dhe dedikimit të një grupi të vogël njerëzish nga organizata e parë për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri!

Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, mbase edhe për shkak të mungesës së praktikës, nuk e ratifikoi KDF-në në Kuvend, por nëpërmjet një dekreti presidencial. Për një kohë të gjatë ka qarkulluar një version, që mbetet ende i pakonfirmuar, se Presidenti Berisha e ratifikoi KDF-në në versionin frëngjisht, duke qenë se ishte njohës i mirë i saj. Ajo që dihet është se dekreti presidencial nuk u botua asnjëherë në fletoren zyrtare dhe si pasojë deri nga fillimi i viteve 2010-13 Shqipëria nuk kishte një version zyrtar të përkëthyer të KDF-së.

Me hapjen e CRCA Shqipëri në vitin 1997, si organizata e parë për të drejtat e fëmijëve, për të gjithë ne u bë e domosdoshme pasja e një version në gjuhën shqipe të Konventës, ndaj bazuar në versionin Anglisht, ne u ulëm dhe përkëthyem atë që mund të konsiderohet versioni i parë i KDF-së në shqip, ose ndryshe asaj që deri vonë ne i jemi referuar si version i CRCA. Ky version u përdor gjerësisht nga institucionet dhe shoqëria civile në Shqipëri deri në vitin 2013 kur teksti zyrtar i përkëthyer dhe njohur nga Ministria jonë e Jashtme u publikua në Fletoren Zyrtare.

Sot është Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës kudo në botë. Shqipëria ka ende plot probleme të pazgjidhura për fëmijët, në respekt të të drejtave të tyre, por nga viti i largët 1992 kanë kaluar 33 vjet dhe sot të drejtat e fëmijëve konsiderohen bazë në legjislacionin tonë, institucionet dhe shoqëri.

Gëzuar Ditën e të Drejtave të Fëmijëve!

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp

Të tjera

11/30/2025

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vendosi masë administrative ndaj televizionit A2CNN, pas ankesës…

11/24/2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Elhaida Dani ka bërë hapin e saj të…

11/20/2025

CRCA-ECPAT Shqipëri, ALO 116 dhe iSIGURT.al hapën sot zyrtarisht fushatën kombëtare kundër bullizmit…

11/20/2025

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Eurochild publikon raportin e saj kryesor, “Fëmijëri të…

11/20/2025

A e dini se deri rreth vitit 2010 Shqipëria përdorte versionin e Konventës…

11/05/2025

Pas më shumë se një dekade avokatësie nga CRCA-ECPAT Shqipëri, autoritetet në vend…