CRCA Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit nxit reagim qytetar

20/11/2024

Vrasja e një 14-vjeçari ka nxitur reagimin qytetar lidhur me dhunën mes fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Ngjarja tragjike, që ndodhi në Tiranë në vigjile të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, tronditi jo vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, por të gjithë opinionin publik në vend. Një 14-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar të tij, pak metra larg shkollës ku të dy nxënësit mësonin. Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, incidenti erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, të nisur disa ditë më parë.

Reagimi qytetar, sidomos në rrjetet sociale, ishte i menjëhershëm, duke ri-hapur diskutimin e sigurisë së nëxënësve në shkolla dhe pasojat e bullizmit bashkëmoshatar. CRCA/ECPAT Shqipëri reagoi menjëherë në përgjigje të ngjarjes tragjike duke mbajtur një prezencë të gjerë në media, thuajse në çdo program kryesor, për të ndërgjegjësuar prindërit, autoritetet dhe shoqërinë, për rëndësinë e sigurisë së fëmijëve dhe parandalimin e dhunës, duke theksuar nevojën për veprim të menjëhershëm dhe ndërhyrje të institucioneve për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë abuzimi.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, CRCA/ECPAT Shqipëri ka theksuar rëndësinë e një reagimi të shpejtë dhe të koordinuar nga institucionet, përfshirë shkollat, autoritetet shtetërore, shërbimet sociale dhe instancat e tjera të mbrojtjes së fëmijëve, duke kërkuar që të forcohen politikat për mbrojtjen e fëmijëve, të krijohet një sistem më i fortë mbështetjeje për ata që janë viktima të dhunës dhe të ofrohen mundësi edukimi për prindërit dhe fëmijët, për të njohur dhe parandaluar shenjat e dhunës dhe abuzimit.

Ndërkohë së bashku me Koalicionin për Arsimin në Shqipëri dhe partnerë të tjerë, kemi komunikuar me autoritetet arsimore për të prezantuar politika, mekanizma dhe masa të reja në të gjithë shkollat publike në mënyrë që të kemi shkolla të sigurta për çdo fëmijë dhe të ri në Shqipëri.

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp

Të tjera

11/30/2025

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vendosi masë administrative ndaj televizionit A2CNN, pas ankesës…

11/24/2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Elhaida Dani ka bërë hapin e saj të…

11/20/2025

CRCA-ECPAT Shqipëri, ALO 116 dhe iSIGURT.al hapën sot zyrtarisht fushatën kombëtare kundër bullizmit…

11/20/2025

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Eurochild publikon raportin e saj kryesor, “Fëmijëri të…

11/20/2025

A e dini se deri rreth vitit 2010 Shqipëria përdorte versionin e Konventës…

11/05/2025

Pas më shumë se një dekade avokatësie nga CRCA-ECPAT Shqipëri, autoritetet në vend…