Misioni dhe Vizioni
HISTORI
28 VJET CRCA SHQIPËRI!
Motivimi ynë si CRCA
“Duke punuar të gjithë së bashku, ne mund të ndërtojmë një Botë më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë.”
Këshillime në vit ndaj fëmijëve
0
0
Vite barazi, respekt, progres
Statistika ndër vite
CRCA ka një numër të pafund rekordesh pozitive kur bëhet fjalë për propozimin e ligjeve dhe politikave të reja për fëmijët dhe të rinjtë.
Falë punës tonë të përbashkët me Parlamentin, disa ministrive dhe ekspertëve ligjorë ne kemi sjellë legjislacionin shqiptar në përputhje me normat ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. Fëmijët sot janë më të mbrojtur nga ligji penal dhe të të drejtave të fëmijëve, shërbimet sociale dhe shumë ligje të tjera të lidhura me to.
- Mbi 800,000 fëmijë dhe të rinj kanë përfituar nga programet, shërbimet dhe iniciativat e CRCA në fusha të ndryshme si mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, edukimi, shëndeti mendor, fuqizimi i të rinjve dhe barazia gjinore.
- Ndikimi i CRCA është reflektuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, aksesin më të madh në arsim dhe shërbime sociale, si dhe në fuqizimin e të rinjve përmes programeve të lidershipit dhe trajnimeve.
- Mbi 20,000 raste të fëmijëve dhe të rinjve janë trajtuar për çështje të ndryshme që lidhen me dhunën, abuzimin, shfrytëzimin, diskriminimin, trafikun e qenieve njerëzore dhe probleme të tjera sociale.
- CRCA ka ofruar ndihmë ligjore, psikologjike dhe sociale për viktimat, duke ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e tyre dhe rehabilitimin.
- Përmes qendrave të saj dhe linjave të ndihmës, organizata ka ndihmuar qindra fëmijë dhe të rinj të dalin nga situata të rënda dhe të rikthehen në një jetë më të sigurt.
- Mbi 10,000 profesionistë kanë përfituar nga trajnimet e organizuara nga CRCA, duke përfshirë:
- Punonjës socialë
- Psikologë
- Mësues
- Policë
- Juristë dhe avokatë
- Punonjës të institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile
- Trajnimet janë fokusuar në mbrojtjen e fëmijëve, parandalimin e dhunës dhe abuzimit, të drejtat e njeriut, dhe përmirësimin e shërbimeve sociale për grupet më të rrezikuara.
- Mbi 20 nisma ligjore janë iniciuar nga CRCA, ose në bashkëpunim me qeverinë, deputetë apo organizata të shoqërisë civile.
- Këto nisma kanë ndikuar në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, duke përfshirë:
- Ligje për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi
- Politika për mbrojtjen e fëmijëve në internet
- Ligje për fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje
- Strategji kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në situata të rrezikshme
- Përmirësime të Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve për dhunën dhe abuzimin ndaj fëmijëve
Misioni
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri) punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve.
CRCA promovon zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Vizioni