Bordi Drejtues & Stafi

Bordi dhe Stafi i CRCA Shqipëri

Një ekip i përkushtuar për mbrojtjen fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve

CRCA Shqipëri drejtohet nga një Bord i pavarur ekspertësh dhe aktivistësh të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Së bashku me një staf profesionist dhe të përkushtuar, ne punojmë çdo ditë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri.

Më poshtë mund të gjeni emrat dhe pozicionet e anëtarëve të Bordit dhe stafit tonë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe zbatimin e programeve, politikave dhe iniciativave tona.

Bordi

Arta Dade

Presidente
Presidente e Bordit të Drejtorëve të CRCA/ECPAT Shqipëri. Pas largimit nga politika aktive, ajo i është përkushtuar promovimit të kauzave të rëndësishme shoqërore, duke u fokusuar veçanërisht në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Në këtë rol, znj. Dade ka mbështetur fushata të ndryshme, si Fushata Kombëtare për Internet të Sigurt, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të sigurt të teknologjisë dixhitale për fëmijët dhe të rinjtë.

Linda Pino

Zv. Presidente
Eksperte në fushën e arsimit dhe të drejtave të fëmijëve, e angazhuar me CRCA/ECPAT Shqipëri. Ajo shërben si Koordinatore e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE), një rrjet organizatash të shoqërisë civile që promovojnë të drejtën e fëmijëve për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Mirgit Vataj

Anëtar Bordi
Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë në Shqipëri. Në këtë rol, ai ka qenë aktiv në promovimin e rëndësisë së punës sociale dhe në adresimin e çështjeve sociale në vend.

Nora Malaj

Anëtare Bordi
Ka përfunduar studimet në Filologji dhe Drejtësi në Universitetin e Tiranës, me titullin "Master i Shkencave". Nga viti 2009 deri në 2017 ka qenë Zëvendësministre e Arsimit dhe më pas deputete në Parlamentin Shqiptar. Aktualisht është profesoreshë e psikologjisë dhe autore e pesë librave dhe mbi 75 studimeve shkencore në fushën e edukimit, drejtësisë dhe çështjeve sociale.

Belioza Çoku

Anëtare Bordi
Ka përfunduar studimet për Punë Sociale në Universitetin e Tiranës. Ka drejtuar projekte me UNICEF, përfshirë ngritjen e Linjës së Ndihmës për Fëmijë ALO 116111. Ka përvojë në media, OJF, administratë dhe është autore e studimeve shkencore. Prej vitit 2017 është pedagoge në Departamentin e Shkencave Sociale.
Stafi

Altin Hazizaj

Drejtor i Përgjithshëm
Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Albania që nga viti 2002. Me 30 vite përvojë si lider i lëvizjeve rinore, gazetar, ekspert për të drejtat e fëmijëve, dhe sektorin e biznesit. Që prej 2022, ai është anëtar i Bordit të ECPAT International, duke përfaqësuar Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Ai është ekspert kombëtar dhe ndërkombëtar për agjenci të mëdha si UNDP, UNICEF, UN Women, Këshilli i Evropës, etj. Autor i më shumë se 20 studimeve dhe kërkimeve të thelluara mbi të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.

Lidja Lapi

Analiste
Ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera dhe vijoi programin Master në Studime Evropiane, e specializuar në Legjislacion dhe Institucionet e BE-së, nga Instituti i Studimeve Evropiane. Nga , nëntori i vitit 2024 ajo punon pranë CRCA/ECPAT Shqipëri e angazhuar si analiste për Platformën iSIGURT.al dhe koordinimin e projekteve të ndryshme.

SERONA KOLAVERI

Koordinatore Rinore
Ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Krahas studimeve, ka një eksperiencë disavjeçare në shoqërinë civile, gjithashtu ka asistuar në studio ligjore dhe ka kontribuar në çështje të ndryshme si; Çështjet e Antikorrupsionit apo Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies në Institucionet Shtetërore. Nga nëntori i vitit 2024 është angazhuar pranë CRCA Shqipëri si Koordinatore Rinore dhe analiste e Platformës Kombëtare për Internet të Sigurt.

BESMIRA ZIZOLLI

Analiste
Ka përfunduar studimet e larta për Sociologji-Filozofi dhe është diplomuar në programin master shkencor në Filozofi Sociale në Universitetin Fan.S.Noli, Korçë. Prej gushtit 2024 e në vijim Besmira është bërë pjesë e CRCA/ECPAT Shqipëri pranë zyrave të CRCA në qytetin e Korçës në përgjegjësinë e koordinatores rinore. Ajo është Analiste e Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurt në Shqipëri - iSIGURT.al.

Borjana Dine

Menaxhere
Zyrtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Menaxhere e Barnahus Shqipëri dhe iSIGURT.al Prej 2021 e në vijim Borjana është bërë pjesë e CRCA/ECPAT Shqipëri nën përgjegjësinë e Zyrtares së Mbrojtjes të të Drejtave të Fëmijëve, si edhe menaxhere e përgjithshme e Barnahus Shqipëri dhe Platformës iSIGURT.al. Prej tre vitesh ajo ka qënë pedagoge e jashtme në Departamentin e Psikologjisë. Nga viti 2023 është pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë, pranë Ministrit të Shtetit për Fëmijët dhe Rininë.

Miranda Coha

Shefe e Financës
Profesioniste me përvojë në fushën e financës dhe menaxhimit financiar. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë. Për disa vite ka punuar në sektorin e biznesit si shefe finance, duke ndihmuar bizneset të zhvillojnë dhe zbatojnë strategji efektive financiare. Që prej 2017, drejton Zyrën e Financës në CRCA/ECPAT Shqipëri, ku kontribuon në menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik të organizatës.

ELENA KRISTO

Eksperte e Medias
Media Expert pranë CRCA Shqipëri, me fokus në menaxhimin e komunikimit dixhital. Menaxhon përmbajtjen në rrjetet sociale, ëeb dhe platformat dixhitale. Me përvojë në strategjitë e komunikimit, ajo siguron një prezencë efektive dhe tërheqëse online, duke koordinuar marrëdhëniet me palët e treta në lidhje me fushata specifike.