Vrasja e 14-vjeçarit nxit reagim qytetar

Vrasja e një 14-vjeçari ka nxitur reagimin qytetar lidhur me dhunën mes fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.
Deklaratë e Përbashkët e VSE dhe anëtarëve të saj për numrin 116-000, Linja Europiane për Mbështetjen e Viktimave të Krimit

Pa ndihmën tuaj, shumë viktima do të hasin në vështirësi për të gjetur mbrojtje, mbështetje dhe kujdes. Bashkohuni me ne për të kërkuar më shumë veprime nga BE-ja dhe Shtetet Anëtare. Të dështosh për ta bërë këtë, do të thotë të dështosh të mbrosh viktimat.
Ne solidarizohemi me të gjitha viktimat e krimit në Europë

Çdo vit, më shumë se 75 milionë njerëz bien viktima të krimeve të rënda në Bashkimin Evropian. Në Shqipëri, thuajse 17 mijë persona u regjistruan si viktima të krimit gjatë vitit 2021. Legjislacioni i BE-së, Direktiva për të Drejtat e Viktimave të vitit 2012, ka bërë një ndryshim – duke ndihmuar viktimat të trajtohen me respekt, dhe të kenë mbështetje dhe mbrojtje.