Ndalni krizën e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve tani!

Letër e hapur për politikanët në Shqipëri dhe BE: Europa po përballet me një krizë abuzimi seksual të fëmijëve. Të dhënat në dispozicion tregojnë se rreth 1 në 5 fëmijë në Evropë kanë përjetuar një formë të dhunës seksuale.
Hetim kombëtar të gjitha komuniteteve fetare, që kryejnë martesa të hershme të fëmijëve në Shqipëri! Është urgjente ndalimi me ligj i martesave nën moshë dhe vendosja e standarteve të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi!

Mbrojtja e fëmijëve nuk mund të bëhet në ishuj të izoluar. Ajo është detyrë e të gjithëve. Në këtë drejtim udheheqësia dhe përgjegjësia juaj për mbrojtjen e fëmijëve, mund të nxisë çlirimin e shoqërisë nga apatia për të reaguar ndaj krimeve monstruoze që po ndodhin ndaj fëmijëve.
Ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar çdo lloj forme të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve në Institucione Rezidenciale publike

Ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar çdo lloj forme të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve në Institucione Rezidenciale publike (Jetimore).