Regjistri i Krimeve Seksuale bëhet realitet – një hap historik për Shqipërine dhe mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale

Pas më shumë se një dekade avokatësie nga CRCA-ECPAT Shqipëri, autoritetet në vend njoftuan se është vendosur në funksion të plotë në platformën eAlbania Regjistri Kombëtar i të Dënuarve për Krime Seksuale.
Rrjeti abuziv me 32 mijë përdorues mbyllet nga iSIGURT.al

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri – iSIGURT.al ka mbyllur me sukses një nga grupet më të mëdha abuzuese online në platformën sociale Discord.
24 organizata | letër të hapur Kryeministrit Rama

24 organizata të shoqërisë civile i drejtojnë letër të hapur Kryeministrit Rama për të marr masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Qeveria e re e Shqipërisë duhet të vendosë si prioritet qendror të saj rritjen e investimeve publike për fëmijët dhe të rinjtë
Projekti i Kodit të ri Penal nuk mbron fëmijët nga krimet seksuale online!

Tiranë, 8 Gusht 2025 — CRCA-ECPAT Shqipëri me anë të kësaj deklarate publike kërkon të shpreh shqetësim e saj serioz lidhur me Draftin e Kodit të ri Penal të bërë publik në fillim të muajit Gusht. Nga analiza e plotë që ekspertët e CRCA Shqipëri i kanë bërë Kodit Penal, rezulton se dispozitat aktuale nuk përputhen në mënyrë të mjaftueshme me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e fëmijëve nga krimi, sidomos të krimeve për qëllime seksuale. CRCA Shqipëri ka identifikuar disa mangësi kritike, të cilat po i paraqesim shkurtimisht më poshtë:
Raporti i BE-së mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri: Fëmijët dhe të rinjtë janë harruar në procesin e reformave

Raporti i Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2025 për Shqipërinë ngre shqetësime serioze mbi aftësinë institucionale të vendit për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve. Pavarësisht reformave në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, raporti sugjeron se grupet më të pambrojtura – veçanërisht fëmijët – po mbeten pas në këtë proces transformimi.
iSIGURT.al bën publik Raporti Kombëtar për Sigurinë në Internet në Shqipëri

Tiranë, 21 Korrik 2025 – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri (iSIGURT.al) publikoi sot Raportin Kombëtar për Sigurinë në Internet për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri. Raporti bazohet në analizën e të dhënave dhe raporteve të bëra në iSIGURT.al përgjatë periudhës Janar–Dhjetor 2024, si dhe kuadrit ligjor dhe institucional që duhet të mbrojë fëmijët në hapësirën dixhitale.
CRCA dorëzon projektin e parë të Ligjit për Kujdestarinë Alternative Familjare në Shqipëri

Tiranë, 16 Korrik 2025 – CRCA-ECPAT Shqipëri njofton se ka dorëzuar zyrtarisht projektin e parë të ligjit “Për Kujdestarinë (Alternative) Familjare në Shqipëri ” – një iniciativë ligjore historike për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe të atyre që ndodhen në situata të dhunës në familje.
Mbi 7400 nxënës dhe 600 prindër e mësues bëhen pjesë e fushatës kombëtare për internet të sigurt në shkollë

Fushata Kombëtare “Fëmijë të Sigurt në Internet në Shkolla të Sigurta” u organizua në mbështetje dhe në koordinim të plotë me Planin Kombëtar të Veprimit për Sigurinë në Shkolla, të Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit.
Ndikimi në politika publike përmes fuqizimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve

Plani i Veprimit për Sigurinë e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Mekanizmave të Sigurisë në Shkolla.
PRAKTIKË E SUKSESHME

Krijimi i Rrjetit Rajonal të Qendrave të Internetit të Sigurt në Ballkanin Perëndimor! Kjo nismë jo vetëm që forcon kapacitetet lokale për mbrojtjen e fëmijëve në internet, por shërben edhe si një model bashkëpunimi rajonal, me potencial për t’u zgjeruar dhe institucionalizuar në të ardhmen nëpërmjet mekanizmave më të fuqishëm të bashkëpunimit politik dhe ndërkombëtar.