Raporti i BE-së mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri: Fëmijët dhe të rinjtë janë harruar në procesin e reformave

Raporti i Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2025 për Shqipërinë ngre shqetësime serioze mbi aftësinë institucionale të vendit për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve. Pavarësisht reformave në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, raporti sugjeron se grupet më të pambrojtura – veçanërisht fëmijët – po mbeten pas në këtë proces transformimi.