CRCA Lajme

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Elhaida Dani i bashkohet fushatës “Edhe një fëmijë është shumë”

24/11/2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Elhaida Dani ka bërë hapin e saj të parë publik në mbështetje të fushatës kombëtare kundër bullizmit kibernetik.

Tiranë, 24 Nëntor – Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Elhaida Dani ka bërë hapin e saj të parë publik në mbështetje të fushatës kombëtare kundër bullizmit kibernetik, “Edhe një fëmijë është shumë – Bullizmi nuk është lojë!” Fushata, e bashkë-organizuar nga CRCA‐ECPAT Shqipëri, ALO 116 dhe iSIGURT.al, synon të ndërgjegjësojë publikun, prindërit, shkollat dhe adoleshentët për rreziqet e sjelljeve dëmtuese në hapësirën dixhitale.

Elhaida Dani, është një ndër këngëtaret me të njohura nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare, falë përfaqësimit të saj në emër të Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2015 me këngën “I’m Alive”, dhe për fitimin e The Voice of Italy në vitin 2013. Në postimin drejtuar publikut ajo ndan këtë mësazh të fortë për fëmijët: “Njerëzit mund të harrojnë fjalët që i thonë, por fëmijët nuk harrojnë ndjenjat që ato krijojnë. Le të mos lëmë këto ndjenja të rriten në heshtje.”

Në kuadër të bashkëpunimit, Elhaida shfaqet në një video-mesazh ku ndan mesazhin e saj pozitiv për sigurinë online të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ndër të tjera ajo e mbyll mesazhin e saj me fjalët: Çdo fëmijë që flet për bullizmin është një hero!”

Organizatorët e fushatës u shprehen se përfshirja e Elhaida Danit shton një dimension të rëndësishëm për adoleshentët, pasi artistja përfaqëson suksesin, vetëbesimin dhe aksesin ndërkombëtar – ndaj mesazhi që ajo transmeton ka peshë. “Kur një figurë publike e njohur për të rinjtë bashkohet, nuk është thjesht mbështetje – është ftesë që të gjithë të jenë pjesë,” tha Belioza Çoku nga ALO 116 Shqipëri.

Fushata “Edhe një fëmijë është shumë – Bullizmi nuk është lojë!” do të zhvillohet deri në janar 2026 duke përfshirë aktivitete të shumta online, në shkolla dhe komunitet. Nëse vëreni ose përballeni me raste të bullizmit online ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, kontaktoni menjëherë: www.iSIGURT.al – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, ose telefononi falas numrin 116-111 – Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

CRCA‐ECPAT Shqipëri

Email: [email protected]

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp

Të tjera

11/30/2025

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vendosi masë administrative ndaj televizionit A2CNN, pas ankesës…

11/24/2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Elhaida Dani ka bërë hapin e saj të…

11/20/2025

CRCA-ECPAT Shqipëri, ALO 116 dhe iSIGURT.al hapën sot zyrtarisht fushatën kombëtare kundër bullizmit…

11/20/2025

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Eurochild publikon raportin e saj kryesor, “Fëmijëri të…

11/20/2025

A e dini se deri rreth vitit 2010 Shqipëria përdorte versionin e Konventës…

11/05/2025

Pas më shumë se një dekade avokatësie nga CRCA-ECPAT Shqipëri, autoritetet në vend…