Arritjet Tona

08/05/2025

Prezantimi i nismës me 4 bashkitë  lokale të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Maliqit , me synim për t’i informuar në lidhje me nismën, qëllimin dhe objektivat. Në të njëjtën kohë u be identifikimi  i qendrës, te mjediseve te reja të vendodhjes së  Qendrës së Sherbimeve me Një Ndalesë. Gjatë takimeve përkatëse me kryertarët e bashkive, u organizua dhe eventi prezantues në këtë kuadër.

Gjatë eventit u diskutuan projektet që Qarku dhe Bashkitë janë duke zhvilluar për të rinjtë, rolin e këshillave dhe kordinatorëve rinore, si dhe cfarë mund të bëjmë së bashku për të rinjtë e të rejat në qytet dhe në fshat. Njw ndwr arritjet kryesore tw kwsaj kohe, ishte njw event i mbajtur nw janar tw vitit 2024 ku u organizua një takim rajonal në qytetin e Korcës me pjesëmarrjen e ministres se Shtetit për Rinine dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi dhe 2 deputetet e zonës Z.Niko Peleshi dhe Znj.Eni Zake. si pjesëmarrjen e 60 rinjve nga 4 bashkitë.Gjatë ketij takimi u diskutuan problematiket,sfidat dhe mundësitë e zgjidhjeve e këtyre cështjeve nga vete të rinjtë.Të ftuarit  u fokusuan  në konkretizimin e cështjeve që vete të rinjte ngritën dhe u dakordësuan për të patur risi në fushën e të rinjve duke nisur që nga struktura e transportit e deri tek punësimi i të rinjvë.

 

  • Zhvillimi i Kurseve të Formimit të të Rinjve për: Fotograf, Media, Advokatësi, Çështjet e Shëndetit Mendor etj, në Bashkitë: Korçë, Maliq, Devoll, Pogradec.

 

Ishin vetë të rinjtë që zgjodhën se cilat kurse do të dëshironin të zhvilloheshin, duke hedhur fillimisht mendimet e më pas votimin mes tyre. Në fund të këtij procesi u përzgjodhën kurset që morën numrin më të lartë të votave.

 

Pjesëmarrja e të rinjve për këto kurse u bë nëpërmjet plotësimit të nje google form, të ndarë nëpër shkollat dhe tek koordinatorët rinorë të çdo bashkie përkatëse duke zgjedhur ata se në cilin/cilat kurse do të marrin pjesë dhe angazhohen.

 

Këto kurse ishin një element i domosdoshëm i fuqizimit të të rinjve, pasi u nxitën të zgjerojnë më tepër njohuritë në fushën përkatëse të interesit të tyre.

 

Kursi i fotografisë ofroi mundësi për nxënësit të mësojnë teknikat e fotografimit, kompozimin dhe redaktimin e imazheve, duke nxitur kreativitetin dhe shprehjen artistike përmes fotos.

Kursi I Medias ju erdhi në ndihmë nxënësve pasi i orientoi drejt analizës,interpretimit dhe I aftësoi të zhvillojnë aftësi kritike dhe përgjegjësinë për përdorimin e informacionit në mënyrë të përgjegjëshme dhe etike,

Kursi i shëndetit mendor ju shërbeu nxënësve në shkolla për të njohur dhe trajtuar  problemet emocionale, përmirësimin dhe  menaxhimin e stresit dhe për të rritur vetëvlerësimin.

Kursi Lobim dhe Advokatesi U përvetsuan njohuri dhe aftësi për të ndikuar në politikë dhe për të mbrojtur të drejtat e komuniteti.U aftësuan të rinjtë ,të jenë liderë dhe aktivistë në ndryshime shoqërore dhe ligjore.

  

  • Mbështetja e Bashkive Pogradec, Maliq, Korçë dhe Devoll për të përgatitur planet vendore të veprimit për rininë

Për bashkitë Pogradec, Maliq, Korçë dhe Devoll  është ofruar mbështetje për të hartuar dhe zbatuar plane vendore të veprimit për rininë. Bazuar në zbardhjen e problematikave dhe nevojave të identifikuara nga të rinjtë, profesionistë të fushave të ndryshme si arsimi, kultura, dhe të tjera, janç angazhuar në hartimin e planeve vendore të veprimit. Kjo përfshin një qasje të specializuar dhe të përcaktuar për të siguruar që planeve të veprimit për rininë t’u përgjigjet nevojave specifike të të rinjve në çdo zonë. Bashkitë inkurajuan dhe mbështetën përfaqësuesit e tyre, përfshirë të rinjtë, në procesin e hartimit dhe zbatimin e këtyre planeve, duke siguruar që ata të përmbushin synimet dhe nevojat e rinisë në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.

Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, draft planet e veprimit janë dërguar paraprakisht tek secila bashki, për tu konsultuar me kryetarët e bashkive dhe stafin e tyre, duke i finalizuar dhe prezantuar në Panairin e Punës dhe Zhvillimit Rinor, aktivitet i mbajtur tek biblioteka, në qytetin e Korccës në datë 19 Dhjetor 2024.

Të katërta bashkitë e qarkut të Korçës e kanë mbështetur Planin Vendor të Veprimit të përgatitur dhe hartuar nga CRCA dhe e kanë kaluar në Këshillin Bashkiak për të miratuar dhe buxhetuar sipas vendimeve të marra nga vetë Këshilli.

 

  • Gazeta Rinore nga të rinjtë / nga të rinjtë është një përpjekje e ndërmarë nga një grup të rinjsh të përkushtuar për të krijuar një platformë komunikimi dhe shkëmbimi idejeje për bashkëmoshatarët e tyre. Ky raport dokumentar synoi të dokumentojë historitë e suksesit dhe mësimet e nxjerra nga kjo nismë e frytshme. Nisma ka pasur një ndikim pozitiv në komunitetin e të rinjve duke i inkurajuar ata të jenë më të përfshirë dhe të ndajnë ide dhe përvoja me njëri-tjetrin. Perspektivat për të ardhmen janë shumë premtuese, me një rritje të pritur të lexueshmërisë dhe pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin e përmbajtjes së gazetës.

 

  • Ekspozita dhe Konkursi i Fotografisë për të rinjtë e Qarkut Korçë u realizua në aktivitetin përmbyllës të projektit dhe Ditës së Rinisë, por ka konkursi ka qënë i hapur për një hapësirë gjatë muajit tetor – dhjetor 2024 pët të gjithë të rinjtë e qarkut Korçë, të apasionuar pas fotografisë. Ky konkurs, i nxitur pas zhvillimit të kursit të fotografisë, i zhvilluar në të katërta bashkitë e qarkut Korçë, nxorri në pah një aktivitet argëtimi të të rinjve, nxiti fantazinë për të dërguar fotografinë e tyre më të bukur të një detaji nga qyteti i tyre dhe dëshirën për pjesëmarrje në konkurs. Përzgjedhja e fotografive më të bukura, qe fituan dhe tre vendet e para të konkursit u bë nga një ekip i specializuar që e njeh artin e fotografisë dhe artin skenik. Fituesit e tre vendeve të para të konkursit përpos ndarjeve të certifikatave fituan respektivisht: vendi i I – laptop ; vendi i II – tablet ; vendi i III – orë smart . Ndonëse ishin planifikuar tre çmime, për shenjë motivimi dhe nxitje u ofruan edhe dy çmime simbolike per dy vende të tjera, respektivisht për vendin e IV dhe të V të fitueseve.

 

  • Dita e Rinisë – Mundësi të reja për fuqizimin e të Rinjve në Qarkun Korçë.

(aktiviteti përmbyllës i projektit 12 Dhjetor 2024)

 

Zhvillimi i Panairit të Zhvillim-Punësimit Rinor Qarku Korçë, për të gjitha Bashkitë: Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, konsistoi në informimin e të rinjve për hapësirat që mund t’ju ofrohen për shërbime rinore dhe për në tregun e punës, si: kurse, trajnime, praktika mësimore apo pune, apo informimi për një vend pune. Panairi sjell së bashku institucionet, shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit, për të prezantuar mundësitë e tyre për të rinjtë e të rejat, nxënës dhe studentë. Panairi ishte  një mundësi e shkëlqyer për të krijuar lidhje me profesionistë nga shoqëria civile, institucionet dhe biznesi, për të eksploruar mundësitë e karrierës dhe për të ndërtuar një rrjet të fortë kontakti.

 

Panairi pati si qëllim:

 

Ndërlidhja e te rinjve me tregun e punës: Të ndihmojmë studentët të gjejnë mundësi punësimi dhe internshipi në fusha të ndryshme, duke u ofruar një mundësi për të takuar punëdhënësit dhe ofrimin e mundësive të ndryshme socio-ekonomike, në bazë të nevojave të të rinjve.

Informim dhe Edukim: ofrimi i sesioneve informative dhe formim edukativ mbi zhvillimin e karrierës, si dhe këshilla për aplikimin dhe përgatitjen për intervista.

Ndërveprimi me Ekspertët: Mundësimi i një mjedisi ku studentët bëjnë pyetje dhe të ndajnë ide me profesionistë të fushave të tyre të interesit.

Identifikimin e shërbimeve Rinore, si ato që lidhen me formimin dhe trainimin, fuqizimin rinor, aftësimin për të marr pjesë në vendimarrje, ashtu edhe shërbimet e kujdesit dhe mbrojtjes shoqërore, shëndetit mendor dhe psikologjik, aftësimit për jetën etj.

Pjesëmarrës të Panairit ishin vetë të rinjtë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset që ofrojnë punësim dhe praktika pune për të rinjtë, institucionet publike etj. Të gjithë kishin mundësi që të promovonin shërbimet, produktet dhe punën e tyre në Panair, përmes broshurave, manualeve, fletë-palosjeve etj., me qëllim që çdo i ri dhe e re të merrte informacion mbi fushat e tij/saj të interesit.

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp