Arsim profesional apo i lartë?

06/05/2025

Fëmijët e arsimuar janë ata që kanë më shumë gjasa të përmbushin potencialin e tyre, të bëhen të rritur produktivë dhe qytetarë të përkushtuar, në vendin e tyre. Por cili është arsimi që i përmbush më tepër këto kërkesa, ai porfesional apo i lartë?

“Arsimi është shoku më i mirë. Një person i arsimuar është i respektuar kudo. Arsimi prek bukurinë dhe të rinjtë”.

 

Të arsimohesh do të thotë të kesh përherë me vete një shok më të mirë, dijen. Thonë shpesh se një person i arsimuar e ka përherë një derë të hapur.

 

Por çfarë ndodh realisht me të rinjtë shqiptarë? 

 

Çfarë zgjedhin realisht ata të bëjnë?

 

Preferojnë më së shumti të vazhdojnë studimet e larta veç për titullin që ata do të mbajnë në të ardhmen, sepse mendojnë se do të jetë më i denjë, por aspak i preferueshëm nga ata? 

Sepse, ndodh shpesh se atë degë që mund ta ketë zgjedhur mund të qenë zgjedhje e imponuar nga familja, shoqëria, fisi etj. Por mbase edhe sepse në Shqipëri që të quhesh i arsimuar dhe me një profesion uauu duhet të kesh mbaruar patjetër mjekësi, inxhinjeri, arkitekturë, e të tjera si këto.

 

Po me profesionet e tjera që ka nevojë vendi, kush do të merret?

 

 A thua se s’ka nevojë ky vend për kuzhiniera profesionistë, mekanikë, estetiste etj. 

 

Në fakt po ta mendojmë thellë thellë, dhe vetë ne do e kuptojmë se këto janë profesionet më të domosdoshme që i duhen në përditshmëri njeriut. Nëse do ta mendojmë, nëse ne nuk do të kemi makinën e rregullt nuk mund të shkojmë dot të ndjekim profesionin e mjekut, inxhinierit etj.

 

Por çfarë është në të vërtetë një arsim profesional, dhe për çfarë do t’i shërbejë në të ardhmen një profesionisti?

 

A ka nevojë tregu shqiptar për zanate, dhe sa e lehtë është të punësohesh në Shqipëri me një zanat?

 

Arsimi profesional është ai arsim i cili përgatit studentët e rinj për të punuar në profesione të caktuara si p.sh në tregti, zejtari, teknikë etj. Gjithashtu ky lloj arsimi synon të përvetësojë studentët si nga ana e njohurive të përgjithshme teorike dhe atyre praktike të bëhën specialistë të aftë në punë.

Ka disa arsye, për të cilat arsimi profesional po shihet si gjithmonë e më i preferuar nga studentët e rinj. Kjo për arsye se programet janë më të lira por edhe për vetë faktin se të përgatisin shumë shpejt për tregun e punës. Nëse ti arsimohesh në një program arsimor profesional, ai të nxjerr të përgatitur për tregun e punës, në moshën 20-vjeçare, kur ndërkohë nëse do të vazhdoje universitetin ty do të duhet maksimumi të përfundosh studimet e larta në moshën 23-vjeçare.

 

Por a mund të shihet kjo si e vetmja arsye pse të rinjtë zgjedhin arsimin profesional, për shkak të kohës, të kostos apo sepse në përfundim të dyvjeçarit ata dalin profesionist për tregun e punës?

A preferojnë studentët mos të arsimohen për shkak të kohëzgjatjes së arsimit apo dhe frikë se nuk do punësohen, dhe si rrjedhojë të mjaftohen vetëm me arsimin e mesëm, dhe pse?

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp