QENDRA E SHËRBIMEVE RINORE ME NJË NDALESË si një shërbim model unik, që sjell në një vend të vetëm të gjitha shërbimet publike dhe ato të OSHC-ve për të rinjtë dhe të rejat, sillet për herë të parë në qarkun e Korçës nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – CRCA / ECPAT Shqipëri në kuadër të zbatimit të projektit “NJË NDALESË PËR SHËRBIME RINORE TË INTEGRUARA”. Ky projekt mbështetet dhe financohet nga Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministri i Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët, ku ka për qëllim modelimin dhe ngritjen pikërisht të kësaj Qendre për mbështetjen, fuqizimin dhe punësimin e të rinjve në Qarkun Korçë, nw bashkitw: Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq.
CRCA / ECPAT SHQIPËRI punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve, për të zhvilluar të drejtat e tyre, për të rritur pjesëmarrjen në niveli kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve.
Puna e CRCA/ECPAT Shqipëri me fokus të rinjtë është rritur dhe zgjeruar nga viti në vit. Së bashku me partnerët tanë ne kemi mbështetur me krenari fuqizimin e OJF-ve rinore për t’u bërë zëri i të rinjve dhe promovimin e politikave rinore në pushtetin lokal dhe qendror. Modeli ynë i Lidershipit të të Rinjve të Tiranës dhe më pas mbështetja për Rrjetin Kombëtar Shqiptar Rinor (ANYN) ka prodhuar rezultate të prekshme në promovimin e të drejtave të të rinjve në shumë politika dhe në qeverisje. Sot ANYN është rrjeti më i madh për të rinjtë i njohur gjerësisht për punën e tij, avokim në emër të të rinjve në Shqipëri. Disa prej aktiviteteve dhe arritjeve madhore ndër vite të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN janë:
* Forumi “Youth Talk”; * Akademia e Liderave të Rinj Tiranë; * Panairi Kombëtar i OJF-ve; * Çmimi Kombëtar “Të Rinjtë e Vitit”; * Forumi i përvitshëm Rinor Kombëtar në Shqipëri; * Samiti Kombëtar i Rinisë në Shqipëri; * Samiti Kombëtar i Vajzave në Shqipëri; * Krijimi dhe mbështetja e Parlamentit Rinor Tiranë, Peshkopi, Kavajë; * Krijimi i Qendrës së Politikave për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri; * Krijimi i Aleancës Kombëtare të Studentëve në Shqipëri; * Hartimi i Agjendës Kombëtare për Rininë; * Hartimi i Kontratës Kombëtare të Rinisë në Shqipëri; * Draftimi i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për të Rinjtë; * Ngritja për here të 1-rë të Bordit Këshillimor Rinor në Këshillin Bashkiak të Tiranës; * Hartimi i Planit të 1-rë Lokal të Veprimit për të Rinjtë në Bashkinë e Tiranës.
CRCA ka një eksperiencë prej 26 vitesh në ofrimin e shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve, ku përgjatë këtyre viteve ka qenë në kontakt me mbi 500.000 fëmijë dhe të rinj; ka ndjekur dhe trajtuar mbi 800 çështje gjyqësore të fëmijëve dhe të rinjve në mbarë vendin; ka ofruar mbështetje për mbi 15.000 fëmijë dhe të rinj për problematika të ndryshme; ka trajtuar dhe ofruar ndihmë mbi 500 raste ku fëmijët dhe të rinjtë kanë qenë viktima të ngacmimit online dhe shfrytëzimit seksual. Gjithashtu CRCA/ECPAT Shqipëri ka ofruar shërbime të integruara për mbi 1300 raste të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë. Si një ndë organizatat e para të liçensuara që në vitin 2011 për të ofruar shërbime të specializuara në nivel komunitar dhe kombëtar, CRCA/ECPAT Shqipëri ka ofruar shërbime të integruara dhe ka punuar për mbrojtjen dhe fuqizimin e adoleshentëve dhe të rinjve LGBTIQ në të gjithë Shqipërinë.
CRCA ka një numër të pafund rekordesh pozitive kur bëhet fjalë për propozimin e ligjeve dhe politikave të reja për fëmijët dhe të rinjtë. Falë punës së përbashkët me Parlamentin, disa ministrive dhe ekspertëve ligjorë, CRCA/ECPAT Shqipëri ka sjellë legjislacionin shqiptar në përputhje me normat ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka si mision mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën sociale, nëpërmjet hartimit, zhvillimit dhe monitorimit të politikave rinore, dhe koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe mirëedukimin e fëmijëve. Ministri i Shteti për Rininë dhe Fëmijët synon të fuqizojë përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse të politikëbërjes, duke mbrojtur të drejtat e të rinjve, duke krijuar kushte të nevojshme për aktivizim e pjesëmarrje.
Si institucion përgjegjës me në fokus rininë dhe fëmijët, Ministri i Shtetit krijon ura bashkëpunimi mes fëmijëve dhe të rinjve të Shqipërisë e atyre të diasporës, me përfaqësuesit e institucioneve publike e private, si dhe me organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka për mision garantimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të të rinjve, përmes mbështetjes për edukim jo-formal, ndërveprmimit të rinisë dhe financimit të veprmitarive rinore në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.
Funksionet AKR janë:
- Mbështetja, nxitja dhe promovimi i të drejtave të të rinjve.
- Sigurimii i kushteve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e të rinjve nga subjekte vendase ose të huaja.
- Nxitja dhe zhvillimi i dialogut të strukturuar për përfshirjen e sa më shumë palëve, me synim fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri
- Krijimi i mekanizmave për zhvillimin dhe nxitjen e politikave rinore, si dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura, në përzgjedhjen e programeve dhe projekteve të financuara nga buxheti i shtetit.
BASHKITË PARTNERE
Bashkia Korçë / Bashkia Pogradec / Bashkia Devoll / Bashkia Maliq

.
.
.