Qëllimi dhe Objektivat Tona

08/05/2025

Objektivi kryesor i QENDRËS SË SHËRBIMEVE RINORE ME NJË NDALESË është të bashkojë ofrues të ndryshëm shërbimesh nga sektori privat, publik dhe i tretë në një vend, për të krijuar një platformë ku të gjithë ata mund të operojnë. Ai ofron një qasje gjithëpërfshirëse për integrimin e të rinjve në shoqëri, arsim dhe tregun e punës duke ofruar informacione, këshilla, udhëzime dhe mbështetje shumë-sektoriale duke përdorur një rrjet të gjerë partnerësh në të gjithë sektorët.

 

Prandaj, shërbimet do të jenë lehtësisht të aksesueshme për të rinjtë, duke i mbështetur ata në rrugën drejt arsimit dhe shërbimeve të punësimit kur është e nevojshme. Rezultati është një model shërbimi që funksionon përtej kufijve administrativë dhe ofron një mënyrë më të mirë për t’u shërbyer të rinjve që nuk janë të integruar në sistemin arsimor apo tregun e punës. Duke krijuar këtë rrjet bashkëpunues të organizatave partnere, sektorin e biznesit, institucioneve publike dhe private, kjo iniciativë eliminon dyfishimin e shërbimeve dhe thjeshton shërbime të tilla për të rinjtë.

 

Objektivi kryesor i Qendrës së Shërbimeve Rinore me një Ndalesë do të arrihet përmes përmbushjes së një seri objektivash specifikë si vijim:

 

  1. Mbështetje holistike: Qendra ofron një sërë shërbimesh që plotësojnë nevojat e ndryshme të të rinjve, duke përfshirë arsimin, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin personal.

 

  1. Fuqizim: Qendra ka për objektiv të fuqizojë të rinjtë e të rejat duke u ofruar atyre mjetet, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të marrë vendime të informuara për jetën dhe të ardhmen e tyre.

 

  1. Qasje në burime: Qendra ka për objektiv garantimin e sigurimit të qasjes së lehtë në shërbimet dhe burimet thelbësore, duke reduktuar barrierat me të cilat mund të përballen të rinjtë në marrjen e arsimit, punësimit, kujdesit shëndetësor dhe çdo lloj ndihme tjetër të nevojshme.

 

  1. Promovimi i mirëqenies: Qendra ka për objektiv të përqëndrohet dhe promovojë mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale të të rinjve përmes këshillimit, shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe programeve të mbështetjes së shëndetit mendor.

 

  1. Zhvillimi i aftësive: Qendra ka për objektiv të ofrojë mundësi për rritjen e aftësive dhe kapaciteteve, duke përfshirë trajnimin profesional, seminaret e aftësive për jetën dhe programet e zhvillimit të karrierës, për integrimin sa më suksesshëm në tregun e punës dhe arritjen e një pavarësie të dëshiruar ekonomike dhe më gjerë të të rinjve e të rejave në Bashkinë Korçë, Pogradec, Maliq dhe Devoll.

 

  1. Angazhimi i komunitetit: Qendra ka për objektiv nxitjen e përfshirjes dhe angazhimit të komunitetit duke inkurajuar të rinjtë të marrin pjesë në programet e lidershipit/udhëheqjes, vullnetarizmin dhe aktivitete të tjera të bazuara në komunitet.

 

  1. Parandalimi dhe ndërhyrja: Qendra ka për objektiv të ofrojë përgjatë funksionimit të saj programe dhe ndërhyrje parandaluese për të adresuar çështje të tilla si abuzimi me substancat, të pastrehët, delikuenca e të miturve dhe sfida të tjera me të cilat përballen zakonisht të rinjtë e të rejat në Shqipëri dhe specifikisht në Korçë, Pogradec, Devoll dhe Maliq.

 

Këto objektiva synojnë të krijojnë një mjedis mbështetës dhe edukues që ndihmon të rinjtë e të rejat të kapërcejnë pengesat, të arrijnë potencialin e tyre dhe të kalojnë me sukses në moshën madhore.

Facebook
LinkedIn
Twitter
WhatsApp